Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tensioni SHBA-Iran/ JD Vance: Sulmi ushtarak, jo konflikt i zgjatur

schedule15:38 - 27 Shkurt, 2026

schedule 15:38 - 27 Shkurt, 2026

Nuk ka asnjë shanc që një sulm ushtarak I Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit të sjellë një luftë të zgjatur në Lindjen e Mesme. Ishte kjo përgjigja që dha Zëvendëspresidenti Amerikan JD Vance ndaj Kritikëve dhe Analistëve ushtark se një lëvizje Ushtarake e Shteteve të Bashkuara do të mbillte destabilitet në rajon.

Numri dy I Shtëpisë së Bardhë I cili bëri këtë deklaratë në një intervistë për Washington Post shtoi se ai nuk e dinte se çfarë do të vendoste Presidenti Amerikan Donald Trump mbi cështjen e Iranit.

“Opsionet, variojnë nga sulmet ushtarake për të siguruar që Irani nuk do të ketë një armë bërthamore deri në një zgjidhje diplomatike. Ideja se do të jemi në një luftë në Lindjen e Mesme për vite me radhë pa fund një fund në horizont, epo kjo nuk ka asnjë shans që kjo të ndodhë.”



Ai përmendi sulmet e kufizuara të SHBA-së të vitit të kaluar ndaj objekteve bërthamore iraniane dhe operacionin ushtarak në Venezuelë si shembuj të veprimeve qe percaktojne qarte ate se cfare Shtetet e Bashkuara mund te arrijne.

Deklaratat e Zevendespresidenti Amerikan JD Vance vijne pasi te enjten ne Gjeneve te Zvicres u mbajt nje tjeter raund negociatash mes Iranit dhe Shteteve te Bashkuara nen ndermjetesimin e Omanit.

Ministri I Jashtem I Omanit deklaroi se nje perparim I rendesishem ishte arritur ndersa deklaroi se raundi I ardhshem I bisedimeve do te mbahej ne Vjene javen e ardhsme.  Irani ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara duhet te heqin dore nga kerkesat e tyre maksimale dhe te lejojne negociatat qe te fokusohen vetem ne programin berthamor te Teheranit dhe jo ne ate te raketave balistike. Nga ana tjeter Shtetet e Bashkuara thone se kjo ceshtje nuk mund te shmanget, pasi Irani synon te ndertoje raketa me rreze te gjate veprimi qe mund te arrijne deri ne Shtetet e Bashkuara. Washingtoni ka zhvendosur ne Lindjen e Memsme armaden  me te madhe qe nga lufta e Irakut te vitit 2003 me Trump qe ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara jane gati te bombardojne Iranin nese Teherani nuk pranon nje marreveshje.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!