Tensionet Ukrainë-Rusi, Biden-Soltz takohen më 7 shkurt

schedule17:48 - 27 Janar, 2022

schedule 17:48 - 27 Janar, 2022

Bashkimi Evropian dhe SHBA kohët e fundit fokusin e kanë në lidhje me situatën e krijuar mes Ukrainës dhe Rusisë.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe kancelari gjerman Olaf Soltz do të takohen më datë 7 shkurt. Të dy liderit pritet që fokusin e tyre ta kenë në lidhje me tensionet e  vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Ndër çështje të tjera, të dy krerët do të diskutojnë angazhimin e tyre të përbashkët për të ndjekur rrugën e diplomacisë si dhe për të bashkuar përpjekjet për të parandaluar çdo agresion rus kundër Ukrainës “, thuhet në një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!