Tensionet SHBA-Kinë, mbyllet konsullata amerikane në Chengdu

schedule13:21 - 28 Korrik, 2020

schedule 13:21 - 28 Korrik, 2020

Konsullata amerikane në qytetin kinez Chengdu u mbyll zyrtarisht të hënën ndërkohë që marrëdhëniet SHBA-Kinë kanë rënë në nivelin më të ulët në mbi 40 vjet.

Kina mori nën kontroll mjediset pasi marinsat amerikanë në këtë qytet në jugperëndim të Kinës ulën flamurin amerikan që fluturonte mbi ndërtesë.

Postimet në median sociale të ambasadës amerikane në Pekin dhe postimet Twitter si dhe në gjigandin kinez të komunikimeve Weibo deklaronin se kjo konsullatë kishte avancuar marrëdhëniet mes dy vendeve që në 1985.

“Sot i lëmë lamtumirën Konsullatës së Përgjithshme në Chengdu. Do ia ndjejmë përgjithmonë mungesën”.

SHBA akuzoi konsullatën se ishte përfshirë në spiunazh dhe vjedhje të pronës intelektuale.

Që nga vendosja e marrëdhënieve zyrtare diplomatike mes dy vendeve, tensionet janë shkallëzuar. Por analistët thonë se mbyllja e konsullatës amerikane të hënën shënon një rënie në pikën më të ulët në historinë moderne.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!