Tensionet për targat, Spahiu: Kosova duhej t’i kishte ndaluar më parë, diferenca me shtetet e tjera

schedule23:08 - 21 Shtator, 2021

schedule 23:08 - 21 Shtator, 2021

Politologu Nexhmedim Spahiu deklaroi në “Log.” në ABC se vendimi i Albin Kurtit për të ndaluar makinat me targat serbe në Kosovë është një vendim jo vetëm i drejtë por edhe i vonuar sepse do duhet të ishte bërë që prej 5 vitesh.

Spahiu u shpreh se në Serbi ka një mungesë informacioni në lidhje me këtë që po ndodh pasi ata kërkojnë të dinë pse shteti i tyre nuk po përgjigjet me të njëjtën monedhë kur në fakt sipas Spahiut, ky është një hap që Serbia e ka ndërmarrë e para.

“Ajo që ka bërë Albin Kurti është një marrëveshje e Brukselit në vitin 2016. Kosova nuk e ka bërë me herët se nuk ka qenë e përgatitur. Kanë kaluar 5 vite për t’u realizuar më në fund. Kjo po të ishte bërë më përpara, Kosova do të ecte më përpara në axhendën e saj.

Por më mirë vonë se kurrë. Kjo më kujton një pjesë përbërëse të kulturës shqiptare. Kur Vlora mbrohej nga sulmet greke. Grekët sulmonin dhe 15 mijë luftëtarë ishin bërë gati për t’u mbrojtur dhe po bëhej gati një spital.

Unë marrë pjesë në dhjetëra debate në televizionet e Serbisë dhe në disa raste ka ndodhur të thuhet pse nuk na e bëjnë edhe ata ne këtë që i bën sot Prishtina,. Nuk e kanë të qartë që këtë e bën Beogradi prej 15 vitesh. Unë është dashur të përgjigjem a nuk është ngopur Serbia me luftë”, tha Spahiu.

Ai mori shembull rastin  e Greqisë, e cila edhe pse nuk e ka njohur Kosovën, i lejon automjetet me targat e saj.

“Me çfarë të drejte morale kërkon të vish në Kosovë kur unë nuk mund të vij në Serbi në të njëjtën mënyrë. Serbia duhet ta kuptojë se është e kufizuar në të gjitha vendet e NATO-s. Me targat e Kosovës mund të shkosh në të gjitha vendet që e kanë njohur Kosovën. Por mund të shkosh edhe në Greqi që nuk e ka njohur Kosovën

Prej 22 vitesh më Mitrovicë nga këto përleshje ka viktima të shumta. Tani secili po ruan lëkurën e vet dhe nuk kemi pasur më viktima. Nuk ka njerëz që shkojnë atje të sakrifikojnë veten. Kanë vënë mend. Serbët e kanë pranuar marrjen e letërnjoftimit të Kosovës sepse marrin pensione të dyfishta”, deklaroi ai. m.v/abcnews.al