Tensionet në veri, Vjosa Osmani ndërpret vizitën në Nju Jork

schedule22:12 - 25 Shtator, 2021

schedule 22:12 - 25 Shtator, 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën e saj në Nju Jork dhe është nisur për në Prishtinë për shkak të zhvillimeve në veri.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Zyra e Presidencës me anë të një komunikate për mediat. Presidentja ka udhëtuar për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së me vetëm 4 anëtarë të kabinetit të saj.

Presidentja mori pjesë në një bisedë në Universitetin “Columbia” në Nju Jork, derisa zhvilloi takimet edhe me homologët e saj nga Bosnja dhe Mali i Zi./ Gazeta Ekspres