Tensionet në veri, prokuroria e Mitrovicës nuk ka nisur ende hetimet

schedule07:50 - 2 Gusht, 2022

schedule 07:50 - 2 Gusht, 2022

Prokuroria e Mitrovicës ende nuk ka nisur hetimet për incidentet që kanë ndodhur në veri të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur prokurori Njazi Rexha, i cili ka thënë se hetimet janë ende duke u zhvilluar nga Policia e Kosovës.

“Është duke u punuar nga ana e Policisë në këtë drejtim, ne ende nuk kemi marrë aktvendim për fillim të hetimeve. Dje ka qenë situata emergjente, nuk ka mundur as Policia të shkojë në vend të ngjarjes me pa se çfarë po zhvillohet, hetimet po vazhdojnë, jemi duke mbledhur informata dhe në bazë të informatave ne fillojmë hetimet”, ka thënë ai, për kallxo.

Një ditë para se të hynin në fuqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, grupe të organizuara serbësh bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në 9 lokacione të ndryshme janë vendosur barrikada, të cilat tanimë janë larguar dhe pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë hapur.

Sveçla ka njoftuar se janë lënduar 11 qytetarë dhe janë dëmtuar disa vetura të qytetarëve e po ashtu edhe të Policisë së Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti përmes tha përgjegjësit kryesorë për tensionet në veri janë Aleksandar Vuçiç dhe Petar Petkoviç.

Ndërsa Qeveria e Kosovës pas takimit me ambasadorin amerikan ka deklaruar vendosi të shtyjë zbatimin e dy vendimeve të reciprocitetit deri më 1 shtator 2022.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!