Gazetarja e Abc News, Linda Karadaku, e ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja”, foli për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Sipas gazetares, tensionet më të mëdha priteshin në Zveçan, ku edhe pati përplasje mes grupeve serbe dhe KFOR-it, zonë e njohur për serbët që kanë bërë rezistencë ndaj autoriteteve.
“Dallimi që do të bëja këtë herë është se qendra e krizës është zhvendosur nga Mitrovica e Veriut në Zveçan. Zveçani është njohur për serbët që kanë qenë më rezistentë dhe më të ashpër ndaj autoriteteve të Kosovës. Në një farë mënyre prisnim se do të kishim atje zhvillime”, tha gazetarja. /abcnews.al