Angela Merkel vuri në dukje mungesën e progresit në çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë, në funksion të Samitit të Dhjetorit.
“Ne nuk kemi bërë progresin e dëshiruar në marrëdhëniet me BE” tha kancelarja gjermane.
Deklarata erdhi disa orë pas asaj të zëdhënësit të Komitetit të Punëve të Jashtme Peter Stano, i cili duke iu referuar takimit të Dhjetorit, tha “gjithçka është në tryezë”.
“Ne kemi filluar të punojmë në përgatitjen e nevojshme dhe gjithashtu për Konferencën e Mesdheut Lindor, por ne vazhdojmë të monitorojmë situatën, veprimet e Turqisë.
Këshilli Evropian do të rivlerësojë udhëzimet në lidhje me marrëdhëniet tona me Turqinë. Gjithçka është në tryezë”, tha Peter Stano. Tensionet prej disa muajsh në Mesdhe me provokimet turke ndaj Greqisë mund të shtyjnë bllokun të marrë sanksione ndaj Ankarasë në Dhjetor./ db/Abcnews.al