Tensionet në Lindjen e Mesme/ Merz, Macron dhe Starmer bisedë telefonike

schedule16:28 - 13 Qershor, 2025

schedule 16:28 - 13 Qershor, 2025

Kancelari Friedrich Merz zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Keir Starmer , pas rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme.

Të tre udhëheqësit diskutuan lidhur me sulmet aktuale izraelite ndaj programit bërthamor të Iranit dhe përgjigjen ushtarake të Iranit dhe ranë dakord të mbajnë kontakt të ngushtë për këtë çështje

Macron u shpreh se do ketë mbështetje për Izraelin, dhe gjithashtu bëri thirrje për deeskalim. Presidenti francez Emmanuel Macron përsëriti mbështetjen e tij absolute për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur sigurinë e tij.

Në një postim në platformën X, Macron theksoi se Franca e ka dënuar vazhdimisht programin bërthamor iranian dhe ka marrë të gjitha masat e duhura diplomatike kundër Teheranit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!