Bashkimi Europian ka bërë thirrje që bisedimet paqësore duhet të mbizotërojnë për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borell ka theksuar nevojën e zgjidhjes politike. Ai u shpreh se përgjigjet ushtarake mund vetëm të çojnë në më shumë dhunë dhe vuajtje njerëzore. Gjithashtu Borrell ka shprehur keqardhjen e tij të thellë për vendimin e Iranit për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.
Ai theksoi se zbatimi i marrëveshjes bërthamore të Iranit tani ishte më e rëndësishme se kurrë për sigurinë rajonale dhe globale, si dhe konfirmoi se BE do të vazhdojë të mbështetet në procesin e verifikimit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.
Në ndërkohë, zëdhënësi i Komisionit Evropian për siguri dhe politikë të jashtme, Peter Stano, të hënën konfirmoi se ftesa e BE-së për Ministrin e Jashtëm të Iranit Javad Zarif në Bruksel është ende e vlefshme.