Tensionet në Kuvend, Salianji: Opozita nuk do të tërhiqet! Aksioni do të marrë format e veta nga java në javë

schedule10:48 - 25 Janar, 2024

schedule 10:48 - 25 Janar, 2024

Pas përfundimit të seancës plenare që zgjati pak minuta, deputeti i PD-së Ervin Salianji në një dalje për mediat theksoi se opozita nuk do të tërhiqet nga aksioni parlamentar, deri sa të plotësohen kërkesat e saj.

Ndër të tjera Salianji u shpreh se aksioni do marrë format e veta nga java në javë, duke lënë kështu të nënkuptohet për mënyra dhe forma të tjera proteste.

“Qëllimi ynë është të mos ketë jetë parlamentare, për të treguar se interesat e qytetarëve nuk po përfaqësohen. Qëllimi realizohet me forma të ndryshme, pasi po të vazhdonim në të njëjtët mënyra, ju do ngrinit pyetjen ‘pse me të njëjtat forma?’. Aksioni do marrë format e veta nga java në javë, s’ka për të pasur tërheqje derisa kërkesat tona të respektohen. Parlamentet janë për të kontrolluar, për të bërë balancën. Ne jemi duke thënë që funksioni ynë si garantues i interesit të qytetarëve, nuk po bëhet dot se PS e ka zhbërë këtë institucion.

Kishte propozime të bërë nga deputetët e opozitës dhe patë si përfundoi? As nuk kërkuan ata (mazhoranca) që deputetët e opozitës të flisnin.
Ajo që ne jemi vërtetë të fokusuar janë tre kërkesat në mënyrë që t’i rikthehemi normalitetit në Parlament.”, u shpreh Salinaji.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!