Tensionet në kufi/ Lukashenko: Duhet të bisedojmë me Poloninë

schedule17:31 - 11 Gusht, 2023

schedule 17:31 - 11 Gusht, 2023

Udhëheqësi i Bjellorusisë, AleksandërLukashenko ka urdhëruar qeverinë e tij që të “kontaktojë” me Poloninë fqinje, duke pretenduar se është gati të bisedojë ndërsa tensionet kufitare mes anëtarit të NATO-s dhe aleatit të Moskës vazhdojnë të rriten.

“Duhet të flasim me polakët. E urdhërova kryeministrin që të kontaktojë me ta”, tha Lukashenko, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve BeltA. 

“Ne jemi fqinjë dhe ju nuk i zgjidhni fqinjët tuaj.”, shtoi ai.

Lukashenko u kishte thënë gazetarëve të premten në Aeroportin Kombëtar të Minskut se “ne nuk duhet të harrojmë Perëndimin e teknologjisë së lartë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!