Tensionet mes tifozerive në ndeshjen Shqipëri-Poloni/ Shoqërohen dhe hetohen 12 persona, mes tyre edhe polakë

schedule12:40 - 12 Shtator, 2023

schedule 12:40 - 12 Shtator, 2023

12 persona janë shoqëruar në polici pas ndeshjes Shqipëri-Poloni. Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se pesë prej tyre janë shtetas shqiptarë ndërsa shtatë të tjerët nga Polonia.

Pasi u morën në pyetje ata u proceduan në gjendje të lirë. Pesë shqiptarët për mbajtjen dhe hedhjen e lëndëve piroteknike në stadium, ndërsa shtatë shtetasit polakë për prishje të rendit.

Policia është duke analizuar pamjet e kamerave të stadiumit për të identifikuar edhe personat e tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!