Tensionet me Ukrainën, BE: Kemi gati “paketën e fortë” të sanksioneve kundër Rusisë

schedule08:38 - 4 Shkurt, 2022

schedule 08:38 - 4 Shkurt, 2022

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusi kanë bërë që Bashkimi Evropian të përgatisë një paketë të fuqishme sanksionesh kundër Moskës, nëse kjo e fundit vazhdon agresionin e saj kundër Ukrainës.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se tashmë BE ka gati paketën e sanksioneve.

“Ne kemi përgatitur një paketë të fuqishme dhe gjithëpërfshirëse sanksionesh ekonomike dhe financiare, që përfshijnë kufizime në aksesin në kapitalin e huaj dhe kontrollet e eksportit, kryesisht mbi produktet teknike” ka thënë Von Der Leyen.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se në sanksione përfshihet edhe gazsjellësi Nord Stream 2, i cili lidh Rusinë me Gjermaninë nëpërmjet Balltikut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!