Tensione para gjykatës, vendimi për vrasësin e Mateos jepet në mungesë

schedule11:25 - 18 Nëntor, 2021

schedule 11:25 - 18 Nëntor, 2021

Jepet masa e sigurimit “arrest me burg” për autorin e vrasjes makabër të 8-vjecarit Mateo Vasiu ne Grecalli, ngjarje e cila ka ndodhur në mbrëmjen e martës.

Seanca gjyqësore është zhvilluar pa prani te autorit 38-vjecar Klodian Çalamani, ndërsa nga policia është marrë deklarata e tij duke shprehur vullnetin që gjykimi të behej në mungesë të tij.

Trupi gjykues me pjesëmarrjen e gjyqtares Sonila Hoxha dhe prokuror Çlirim Sino është caktuar masa e sigurimit “arrest me burg”.

Familjarët dhe të afërmit e vogëlushit kërkuan të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit për t’u përballur me vrasësin. Kjo krijoi situatë të tensionuar, pasi ata u futën me forcë në ambientet e gjykatës, duke shprehu dyshimet për drejtësinë.

Lexo edhe: Vrasja makabre e 8 vjeçarit, nëna e Mateos: Dua ta djegin të gjallë, do të marr hakun e djalit

Seanca për autorin u parashikua në orën 10:30, më pas u shty për në 11:30. Për shkak të tensioneve, ai nuk u paraqit në gjykatë, duke ia dhënë kështu masën e sigurisë në mungesë.

Klodian Çalamani, rrëmbeu, vrau e më pas e groposi në oborrin e banesës së tij, 8-vjeçarin në fshatin Greçalli të Fierit. Para grupit hetimor ai ka pranuar krimin makabër. Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik. Në mbështetje të dhimbjes dhe revoltës së familjarëve para gjykatës ishin sot edhe qytetarë të ndryshëm të Fierit, të cilët kërkuan dënim maksimal për autorin. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!