Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tensione në Vidovdan/ Ndalohen disa persona, masa sigurie dhe ndalim i simboleve të urrejtjes

schedule17:24 - 28 Qershor, 2026

schedule 17:24 - 28 Qershor, 2026

Edhe këtë vit, festa e Vidovdanit në Gazimestan u shoqërua me tensione dhe disa persona u ndaluan nga Policia.

Çdo 28 qershor, serbë nga Kosova, Serbia apo vende të rajonit mblidhen rreth dhjetë kilometra larg Prishtinës për ta përkujtuar betejën kundër ushtrisë osmane në Kosovë në vitin 1389.

Vidovdani është gjithashtu festë fetare dhe Kisha Ortodokse Serbe tradicionalisht mban një shërbesë përkujtimore në Gazimestan për ushtarët e rënë në atë që njihet si Beteja e Kosovës.



Efekte…

Prania policore ishte e madhe edhe këtë vit. Në hyrje efektivët u shpërndanë vizitorëve një njoftim ku thuhej se nuk do të tolerohej mbajtja dhe shfaqja e simboleve të ndryshme që përfaqësojnë ose nxisin urrejtje ndëretnike, fetare ose politike.

Por disa nga të pranishmit në Gazimestan brohoritën “Kosova është Serbi” ose kënduan këngë kushtuar Kosovës dhe Vidovdanit, gjë që rezultoi në disa arrestime.

Ndërkohë, gjatë shënimit të Vidovdanit në vitin 2025, autoritetet ligjzbatuese të Kosovës shoqëruan 17 njerëz për marrje në pyetje në stacion policor për shkak të “nxitjes së urrejtjes” dhe “veshjeve provokuese”.

Gjatë shënimit të Vidovdanit, edhe shfaqja e flamurit të Serbisë shpesh ka qenë burim tensionesh. Vitin e kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë e shfuqizoi vendimin e Komunës së Graçanicës që lejonte vendosjen e flamurit serb me rastin e Vidovdanit, me arsyetimin se komuna kishte tejkaluar kompetencat e saj dhe kishte vepruar në kundërshtim me ligjet e Kosovës, pasi Vidovdani nuk është festë zyrtare në Kosovë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!