Tensione në Kuvend/ Hysi: Mos rrije n’kafe! Gjoni: Shkarkimi i Metës i takon Parlamentit të ardhshëm

schedule11:52 - 7 Maj, 2021

schedule 11:52 - 7 Maj, 2021

Është tensionuar situata në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë ku edhe është diskutuar kërkesa e 49 deputetëve për shkarkimin e Metës.

Diskutimi nisi mes deputetit Ralf Gjoni dhe nënkryetares së Palamentit Vasilika Hysi për rregulloren, pasi sipas tij i është mohuar e drejta e fjalës.

Lexo edhe: “Do t’ju presim duart”, Balla: Meta intimidoi votuesit, dhe cënoi imazhin e Shqipërisë

Ndërkohë Hysi iu përgjigj se nuk mund të legjitimojë parregullsitë, ndërkohë që Gjoni ndodhet në kafe.

Hysi: Mos qëndroni në kafe kur keni radhën. Nuk mund të legjitimoj parregullsinë.

Gjoni: Kohën e kemi të kufizuar.

Ndërsa më tej iu dha e drejta e fjalës, Gjoni deklaroi se kjo është procedura e dytë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, duke shtuar kjo vendimmarrje kaq e rëndësishme i takon Parlmentit të ardhshëm.

“E njoh mirë marrëdhënien “dashurore” Rama-Meta. Zonja Manastirliu krahas vaksinave ngrini një ekip mjekësor për të vlerësuar stabilitetin mendor të këtyre njerëzve që kanë uzurpuar poste të rëndësishme. Nuk na takon ne për tu marrë me shkarkim e Presidentit të Republikës, kjo vendimmarrje kaq e rëndësishme i takon Parlamentit të ardhshëm.

Ai parlament i shtatori të ngrejë Komisone Hetimore dhe të shkarkojë presidentit. Ne duhet të reformojë shtetin shqiptar në mënyrë rrënjësore, pasi kjo Republikë nuk mund të qëndrojë më”, tha Gjoni.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!