Tensione mes  Rusisë dhe Ukrainës, lojtari i kombëtares ruse kundër Putin: JO LUFTË!

schedule16:46 - 24 Shkurt, 2022

schedule 16:46 - 24 Shkurt, 2022

Pushtimi i Ukrainës nga trupat Rusë, mëngjesin e sotëm ka marrë vëmendjen e të gjithë botës. Shumë figura të njohur të sportit por jo vetëm kanë reaguar duke kërkuar tërheqjen e ushtrisë Ruse nga territori i Ukrainës.

Nëse deri tani kemi parë vetëm reagime nga personalitete të Ukrainës, një reagim për t’u duartrokitur vjen nga futbollisti kryesorë i kombëtares Ruse.

Fedor Smolov, përmes një postimi në “Instagram” ka kërkuar përfundimin e luftës, teksa ka shkruar “JO LUFTË”!

Smolov është lojtari i parë rusë i cili kërkon nga qeveria e tij të tërheq trupat nga territori i Ukrainës, veprim ky për tu duartrokitur, duke marr parasysh regjimin e presidentit Putin në Rusi. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!