Tensione mes Moskës dhe forcave Wanger, Prigozhin: Nuk po marrin municonet e nevojshme

schedule11:38 - 6 Mars, 2023

schedule 11:38 - 6 Mars, 2023

Kreu i ushtrisë private ruse Wagner, ka thënë se nuk po merr municionet që i nevojiten nga Moska, që i nevojiten për të marrë kontrollin e Bakhmutit në Ukrainë, sipas BBC.

Shefi i Wanger, Yevgeny Prigozhin është ankuar për mungesë municionesh duke thënë se mund të jetë një ‘burokraci e zakonshme ose një tradhti’. Kohët e fundit marrëdhëniet midis Moskës dhe forcave Ëanger duken më të tensionuara.

Wanger ka dhjetëra trupa në Ukrainë, disa të rekrutuar direkt nga burgjet ruse. Prigozhin tha se më 22 shkurt është nënshkruar një marrëveshje për dërgimin e municioneve në Bakhmut, por nuk është dërguar ende.

Ndërsa në një video të postuar fundjavën e kaluar, Prigozhin tha se vija e frontit të Rusisë do të shembet pa trupat e tij.

“Nëse tani Wagner tërhiqet nga Bakhmut, atëherë i gjithë fronti do të “shembet”. Nga njëra anë, ne po e tërheqim të gjithë ushtrinë ukrainase mbi veten tonë, po shkatërrojmë dhe nuk i japim mundësinë të përqendrohet në sektorë të tjerë të frontit.

Nga ana tjetër, ne po ecim përpara dhe pjesa tjetër (një referencë e dukshme për ushtrinë ruse) janë të detyruar të arrijnë disi për të shpëtuar jetët e tyre.”

Muajin e kaluar, Prigozhin u ankua se ministri i Mbrojtjes rus, Sergei Shoigu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov po ndalonin furnizimet me municione për trupat e tij.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!