Protestojnë për herë të dytë brenda pak ditësh por kësaj radhe përballë fabrikës së peshkut Rozafa. Akuzojnë se uji u vjen i ndotur dhe se mbetjet e peshkut hidhen në lumin Shkumbin.
Në shenjë proteste bllokuan rrugën që lidh fshatin e tyre, Labinot Fushë me aksin nacional Librazhd Elbasan
Nuk kanë munguar përplasjet me policinë që kërkonin hapjen e rrugës.
Akuzojnë pronarin e se u ka zaptuar tokën ku ka ndërtuar fabrikën dhe restorantin e peshkut
Ata u shprehen se nuk dot ti ndalin protestat dhe se do të kërkojnë të drejtën e tyre deri në fund.
“Djegin mbeturinat dhe vjen era e keqe. Këtu njerëzit vijnë për turizëm”, thotë një protestues./abcnews.al