Tension në Mesdhe: Forcat speciale gjermane mësyjnë anijen turke, akuza ndaj Greqisë

schedule14:18 - 23 Nëntor, 2020

schedule 14:18 - 23 Nëntor, 2020

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ditëve të fundit mes një fregate gjermane dhe një anijeje turke në Mesdhe. “Spiegel” raporton se autoritetet turke bllokuan kryerjen e një kontrolli nga marina gjermane teksa ajo po lundronte në drejtim të portit të Misratas në Libi.

Gjithçka ndodhi teksa fregata gjermane “Hamburg” ishte duke lunduar në zonë në kuadër të misionit të përbashkët europian “Irini” për të parandaluar dërgimin e armëve në Libi.

https://www.youtube.com/watch?v=qqsUDsi6cwA&feature=youtu.be&ab_channel=ClashVideos

Teksa forcat speciale gjerman hipën në anije, qeveria turke i dërgoi një notë proteste asaj gjermane duke kërkuar bllokimin e kontrollit.

Lexo edhe: Egjipti dhe Greqia bashkojnë ushtritë kundër Turqisë

Kjo, sipas gazetës gjermane, bëri që ushtarakët të zbrisnin duke mos kryer asnjë kontroll.

Mediat turke kanë publikuar sëfundmi pamje nga operacioni i gjermanëve duke theksuar se urdhri për bllokimin e anijes turke u dha nga një komandant grek.

Turqia është akuzuar vazhdimisht se po financon dhe mbështet ushtararakisht ushtrinë islamiste në Libi në luftimet kundër forcave të gjeneralit Khalifa Haftar për marrjen e vendit nën kontroll. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!