Antonio Conte duhet të fitojë titullin për t’u konfirmuar në krye të Interit. Nëse objektivi nuk arrihet, drejtuesit zikaltër pritet të shkarkojnë trajneri leçez në fund të sezonit.
Një nga kandidatët kryesorë dhe të preferuarit për të zëvendësuar Conten në stol është Simone Inzaghi. Ky i fundit drejton Lazion prej korrikut të vitit 2018.
Il Messaggero shkruan se ka tension mes Inzaghit dhe Claudio Lottitos, presidentit të Lazios. Raporti mes tyre është prishur dhe fundi i sezonit pritet të sjellë fundin e aventurës zikaltër për Inzaghin. /abcnews.al