Pescara fitoi 0-2 jashtë fushe kundër Livornos ditën e djeshme dhe u rikthye te tre pikët pas 5 javëve. Elhan Kastrati dhe Ledian Memushaj e nisën si titullarë ndeshjen, ndërsa mesfushori vlonjat u zëvendësua në minutën e 82-të nga Luçiano Zauri.
Vendimi i trajnerit nuk i ka pëlqyer aspak kapitenit të Pescarës dhe lojtarit të kombëtares kuqezi. Ky ishte ndërrimi i gjashtë gjatë këtij sezoni për Memushajn, i cili është ankuar te trajneri Zauri sipas raportimeve të TMW.
“Duhet të kesh respekt për shokët e skuadrës”, i është drejtuar trajneri i Pescarës lojtarit shqiptar, i cili nuk e ka pritur aspak mirë largimin e radhës nga fusha e blertë. /abcnews.al