Tension mes drejtuesve të Interit dhe Lazios, nxehet atmosfera mes palëve

schedule19:53 - 19 Mars, 2020

schedule 19:53 - 19 Mars, 2020

Situata në Itali po përkeqësohet nga dita në ditë, ndërsa drejtuesit e klubeve krijojnë tension dhe debate mes tyre. Presidenti i Lazios, Claudio Lotito është një personazh i veçantë dhe nuk heq dorë kurrë nga përplasjet me të tjerët.

Së fundmi është kapur me Giuseppe Marotta, administratorin e deleguar të Interit. Lotito bën pjesë te drejtuesit që po isistojnë që skuadrat e Serie A të nisin sa më shpejt seancat stërvitore. Të njëjtin mendim ndajnë edhe Atalanta, Napoli, Udinese dhe Cagliari.

Tek Interi mendojnë ndryshe dhe nuk duan të nxitohen. Mjeku i klubit zikaltër, Piero Volpi po mbronte kauzën e sjellë nga federata e mjekëve italianë të sporteve, që kërkonte shërimin e lojtarëve të infektuar me COVID-19 dhe më pas mund të diskutohej nisja e stërvitjeve.

Lotito ka reaguar ashpër dhe në mbrojtje të Volpit ka dalë Marotta. Drejtuesit e dy klubeve që po garojnë për titullin kanë nxehur situatën, duke krijuar një shembull negative në këtë moment të vështirë që po kalon vendi fqinj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!