Tenistja kineze akuzon ish zv/kryeministrin për përdhunim

schedule11:56 - 4 Nëntor, 2021

schedule 11:56 - 4 Nëntor, 2021

Tenistja 35 vjeçare Peng Shuai ka akuzuar ish zv/kryeministrin dhe ish anëtarin e komitetit të përhershëm komuniste, Zhang Gaoli – aktualisht 75 vjeçar në pension, se e ka përdhunuar dhe e ka detyruar të qëndrojë në një lidhje abuzuese që zgjati disa vite, shkruan The Guardian

Ky është rasti i parë në Kinë kur një politikan i lartë akuzohet publikisht për përdhunim. Por postimi u fshi nga rrjetet sociale brenda pak minutash, por dikush arriti ta kopjonte dhe ta përhapte sërish.

Sipas Peng historia nisi në 2007-ën, kur Zhang ishte kreu i partisë komuniste për Tianjin, qytet port rreth 100 kilometra në lindje të Pekinit. Politikani e kishte ftuar për një lojë tenisi, dhe kishte marrë dhe bashkëshorten e tij me vete. Sipas saj politikani e përdhunoi pas lojës. Por ajo fajëson dhe veten që iu nënshtrua lidhjes disa vjeçare me ‘të’.

Në vitin 2013 Zhang Gaoli u bë zv/kryeministër dhe Penga vijoi karrierën e saj duke u bërë numri një i lojës dyshe dhe duke fituar rreth 20 çmime ndërkombëtare. Ajo ishte në ekip me një tajvaneze në qarkun ndërkombëtar dhe ishte aq shumë e njohur sa që mbajti për vete një pjesë të madhe të çmimeve të fituara jashtë vendit, raporton abcnews.al

Në atë periudhë politikani ndërpreu çdo kontakt me ‘të, dhe ajo e akuzon se e ka përdorur për të kaluar kohën. Një histori e komplikuar që nisi me një përdhunim. Në vitin 2018 karriera e tenistes ishte në fund, dhe për 66 vjeçarin Zhang erdhi mosha e pensionit, dhe meqë nëse kishte më shumë kohë të lirë vendosi të rifillonte lidhjen.

Dhe pse shfrytëzimi i pushtetit për qëllime seksuale nuk është një risi as në Pekin, një akuzë e tillë publike ndodh për herë të parë. Sistemi kinez refuzon të pranojë se ngacmimet dhe dhuna seksuale janë një problem social.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!