Tenis/ Surpriza në Roland Garros, italianët “pushtojnë” 1/8-at e kompeticionit

schedule18:16 - 31 Maj, 2024

schedule 18:16 - 31 Maj, 2024

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Numri 2 i botës në tenis, Jannik Sinner kaloi pa problem në raundin e 1/8-tave të Roland Garros teksa italiani eliminoi pa shumë lodhje rusin Pavel Kotov, me këtë të fundit, që u dorëzua në tre sete me shifrat identike 4-6, 4-6, 4-6 në një ndeshje që zgjati për dy orë e 29 minuta.

Tenisti 22-vjeçari italian vazhdon kështu rrugëtimin fantastik në tokën franceze teksa deri më tani në tre ndeshjet e zhvilluara nuk ka humbur asnjë set, duke zhdukur çdo dyshim për atë dëmtim në hije para se të niste turneu dhe në raundin e 1/8-tave, Sinner do të përballet me fituesin e çiftit Moutet-Ofner.

Ndërkohë, befasia më e madhe e ditës mund të konsiderohet një tjetër italian. Fjala është për Matteo Arnaldi që eliminoi numrin gjashtë të botës, rusin Andrey Rublev, me italianin, që triumfoi në tre sete teksa i pari ishte mjaft i luftuar aty ku për të nxjerrë fituesin u desh tie-break me italianin që e fitoi 7-6 (6-8). Më pas në dy setet e radhas nuk pati histori dhe Rublev u dorëzua pa kushte me shifrat 2-6 dhe 4-6. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!