Tenis/ Sinner nuk bind në “debutim”, tenisti italian “vuan” në raundin e parë të Wimbledon

schedule19:42 - 2 Korrik, 2024

schedule 19:42 - 2 Korrik, 2024

Jannik Sinner debutoi me fitore në turneun e “Wimbledon” për vitin 2024, mirëpo italiani, “numër 1” i botës kaloi jo me shumë lehtësi gjermanin Yannick Hanfmann, të cilin e mposhti me rezultatin e përgjithshëm, 3 me 1, me setet e fituara nga Sinner që përfunduan me shifrat, 6-3, 6-4, 6-3, ndërsa gjermani e mbyllins setin e tij të vetëm pozitiv, 6-3.

Mirëpo, pavarësisht se nuk zbrazi të gjitha “armatimet” e tij, italiani sërish kaloi në raundin, teksa për mediat pas ndeshjes la të nënkuptohej se e kishte nënvlerësuar disi kundërshtarin, ama theksoin se i gjithë fokusi i tij është te përballja e radhës, në turneun Grand Slam të Londrës, ku përballë do të ketë bashkëkombësin e tij, Matteo Berrettini.

“Ndeshja ndaj Hanfmann ishte më e vështirë seç e mendoja, por jam i lumtur për kalimin në raundin tjetër. Kundërshtari luajti shumë mirë dhe në disa momente nuk ishte e thjeshtë. Shpresoj të rris nivelin në ndeshjen e dytë dhe më pas të shohim.

Dua të luaj në nivelin tim më të lartë. Do të jetë e vështirë ndaj Matteos. Ai di si të përballet në këto kompeticione. Ka qenë finalist këtu më parë, por çdo ditë është ndryshe nga njëra-tjetra dhe do të shohim si do të shkojë”,- u shpreh “numri 1” i botës në tenis, pas kësaj përballjeje. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!