Tenis/ Sinner “braktis” turneun e Madridit, “yllit” italian planifikon të “parakalojë” Djokovic në verë

schedule12:56 - 3 Maj, 2024

schedule 12:56 - 3 Maj, 2024

Është padyshim favoriti kryesor për të marrë vendin e parë, në podiumin e më të mirëve të botës, në sportin e tenisit, megjithatë, në ATP Madrid, duket se nuk ishte e shkruar të triumfonte. Italiani, Jannik Sinner pësoi një tërheqje një ijë, duke i dhuruar kanadezit, Felix Auger-Aliassime gjysmëfinalen e kompeticionit e duke humbur kështu shansin për të parakaluar “gjigantin” serb, Novak Djokovic.

Sigurimi i kreut është thjesht çështje kohë dhe me shumë mundësi do të realizohet në Roland Garros, maksimumi në Ëimbledon, me Sinner del del nga Madridi me 8860 pikë dhe do të prezantohet në Romë me 8770 pikë, pasi do t’i zbriten 90 pikët e siguruara në 2023, ndryshe nga 9810 pikët, që Djokovic do të ketë kur të paraqitet, në Foro Italico.

E thënë ndryshe, edhe nëse serbi nuk bën asnjë pikë dhe Jannik fiton turneun në Romë, nuk mund të arrijë kreun. Sinner në maksimum mund të arrijë në 9770 pikë shumë pranë Djokovic, por pa mundur ta parakalojë, mision që, sipas të gjitha gjasave, do të realizohet gjatë stinës në verës, në “grandslam”-in prestigjioz, të Roland Garros.

Në këtë mënyrë serbi do të jetë kokë serie numri 1 në Paris me Jannik numri 2, me një sfidë eventuale mes të dyve, që mund të ndodhë vetëm në finale. Ndërkohë, për sa i përket klasifikimit me çerekfinalet e arritura në Madrid ndërthurur me disfatën e Alcaraz që mbronte titullin, Jannik Sinner ka rritur distancën me spanjollin e vendit të tretë duke siguruar vendin e dytë me një hendek që është e pamundur të mbushet para turneut në Paris. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!