Tenis/ Përballje spektakolare në çerekfinalet e Roland Garros, Tsitsipas sfidon spanjollin Alcaraz

schedule17:56 - 2 Qershor, 2024

schedule 17:56 - 2 Qershor, 2024

Është padyshim një nga favoritët për të siguruar trofeun e madh. Spanjolli Carlos Alcaraz, siguroi pa ndonjë vështirësi të madhe një vend në çerekfinalet e Grand Slam-it të Parisit këtë të diel, duke mposhtur me shumë lehtësi kanadezin Felix Auger-Aliassime, me këtë të fundit që është numri 21 në listën e renditjes botërore.

Numri 3 i botës nuk i dha një shans kundërshtarit të tij dhe triumfoi 3 me 0, me sete, me shifrat 6-3, 6-3 dhe 6-1, në pak më shumë se dy orë takim në fushën Phillipe-Chatrier, duke siguruar kështu kalimin në fazën tjetër të Roland Garros.

Në fushën tjetër, në Suzanne-Lenglen, greku Stefanos Tsitsipas e pati më të vështirë të mposhtte italianin Matteo Arnaldi dhe iu desh të kthente rezultatin pasi humbi setin e parë, 3-6. Ashtu si Alcaraz edhe “heleni” vulosi kalimin e tij në raundin tjetër me rezultatin 3 me 0,  7-6, 6-2 dhe 6-2, teksa për kalimin në gjysmëfinale, të hënën e ardhshme do të kenë një duel tërheqës me Alcaraz. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!