Tenis/ Nadal “braktis” edhe Wimbledon, tenisti spanjoll vihet pas triumfit olimpik

schedule18:16 - 13 Qershor, 2024

schedule 18:16 - 13 Qershor, 2024

Pas rikthimit nga dëmtimi, nuk është ai i njëtjti tentisi nga Mallorca synon një tjetër medalje olimpike pas asaj të artë në vitin 2008, ndërsa ka fituar medalje olimpike të artë edhe në lojën dyshe në vitin 2016, këtë herë, në lojën dyshe, Nadal do të marrë pjesë së bashku me Carlos Alcaraz me objektivin për t’i dhuruar Spanjës një medalje më shumë.

Rafael Nadal sakrifikon pjesëmarrjen në Wimbledon për shkak të Lojëra Olimpike në Francë. .Tnisti spanjoll që la pas dëmtimin dhe u rikthye së fundmi në Roland Garros, njoftoi se për gjendjen e tij fizike është më mirë të heqë dorë nga terrenet me bar si ai i Wimbledon dhe të fokusohet tek terrenet me dhe, aty ku do të zhvillohet edhe Olimpiada.

“Mendojmë së bashku me stafin tim se më e mira për trupin dhe aspektin fizik në këtë moment është të mos ndryshojmë sipërfaqje dhe të vazhdoj të ushtrohem për terrenet me dhe. Ndaj për këtë arsye do të humbas pjesëmarrjen në Wimbledonin e këtij viti”, -sqaron Nadal. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!