Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tenis/ Mirë se erdhët në “epokën e re”, italiani pati probleme fizike, por thotë se është i gatshëm

schedule11:48 - 6 Shtator, 2025

schedule 11:48 - 6 Shtator, 2025

E vjetra ia ka lënë përfundimisht vendin të resë. Në tenis është mbyllur një epokë e madhe dhe është hapur një tjetër periudhë tashmë me dy yje, jo me tre.

Gjigandët Federer-Nadal-Gjokoviç ia kanë lënë skenën spanjollit Karlos Alkaraz dhe Janik Siner, që këtë të diel do të luajnë për titullin në Grand Slemin US Open.

Në Nju Jork u luajt një nga dramat e fundit të legjendës, Novak Gjokoviç, i mundur 3-0 me sete nga Alkaraz, edhe pse dy të parët ishin shumë të fortë.

Për tenistin serb “dielli” po perëndon gjithnjë e më shumë, siç e tregojnë rezultatet këtë vit.

Në gjysmëfinalen e Uimbëlldonit, Nolen e mundi bindshëm Janik Sineri, ndërsa e njëjta gjë ndodhi në katërshe në Rolan Garos.

Suksesi I tij I fundit I madh mbi “mbretërit” e rinj të tenisit u arrit në çerekfinalen e Australian Openit në janar kur mundi 3-1 pikërisht Alkarazin, por pastaj u tërhoq I dëmtuar nga gjysmëfinalja ndaj gjermanit Zverev.

Sa më shumë kalojnë muajt, aq më shumë bie rekordmeni I Grand Slemeve, dhe aq më të fortë bëhen dominuesit e Epokës së Re.

Gjokoviç ka krenarinë se është i vetmi tenist në historinë e këtij sporti që ka arritur dhe ka humbur në gjysmëfinale në të katër Çmimet e Mëdha të një viti, siç ndodhi në 2025.

Nole e pranoi se do të jetë shumë e vështirë për të që të kalojë pengesën Siner-Alkaraz, por deklaroi se synon të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

Pra, për momentin, nuk ka pension.

Gjithsesi, tashmë flitet për Karlos Alkarazin, që ia doli pas dy orësh e 25 minutash lojë.

Spanjolli do të luajë finalen ndaj rivalit të tij të vetëm, Janik Siner.

Italiani, kampion në fuqi në US Open, kaloi rivalin kanadez, Ozhe-Aliasimë, por duke e humbur një set.

Rezultati ishte 6-1, 3-6, 6-3 e 6-4, por numrit 1 të botës iu deshën plot 3 orë e 21 minuta, ndërsa për finalen do të ketë diçka më pak kohë për të pushuar sesa spanjolli.

Për më tepër, Siner pati nevojë për ndërhyrjen e mjekëve në përfundim të setit të dytë, por deklaroi pas ndeshjes se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Italiani ka arritur finalen në të katër Grand Slemet e vitit, diçka që më parë e kanë bërë vetëm Rod Lejvër, Rozher Federer dhe Novak Gjokoviç.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!