Tenis/ Krejcikova kampione e femrave, tenistja çeke triumfon në finalen e Wimbledon

schedule17:16 - 13 Korrik, 2024

schedule 17:16 - 13 Korrik, 2024

Ishte padyshim ashtu siç pritej, një sfidë spektakolare.

Finalja e femrave në Wimbledon mes Barbora Krejcikova dhe Jasmine Paolini mahiniti tifozët, ku pas 1 orë e 56 miunta “luftë”, tenistja çeke triumfoi ndaj italianes, me rezultatin e përgjithshëm, 2-1.

INë setin e parë, Krejcikova dominoi totalisht duke e mbyllur atë me rezultatin 2-6, por, në setin pasardhës, Paolini gjeti forcën për të reaguar dhe ja ktheu çekes me të njëjtën “monedhë”, duke fituar 6-2.

Gjithçka u vendos në setin e tretë dhe final, me 28-vjeçaren çeke që “theu” kundërshtaren gjatë shërbimeve të saj, por aq i mjaftoi për të fituar 4-6 dhe për t’iu gëzuar titullit numër dy Grand Slam, teksa tre vite më parë në 2021-shin, çekja kishte triumfuar edhe në Roland Garros.

Nga ana tjetër, Paolini duhet të mjaftohet me vendin e dytë dhe mbetet ende në kërkim të titullit të parë Grand Slam në karrierë, teksa në këtë vit po ashtu doli e dyta edhe në Roland Garros. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!