Tenis/ “Dorëzohet” Djokovic, Sinner merr vendin e parë në renditjen botërore

schedule18:16 - 4 Qershor, 2024

schedule 18:16 - 4 Qershor, 2024

Klasi mbetet i përhershëm, mirëpo forma nuk është gjithnjë ajo më e mira. Tenisti serb, Novak Djokovic “ka ngritur flamurin e bardhë” dhe është tërhequr nga Roland Garros për shkak të një dëmtimi në gju, duke dorëzuar njëkohësisht edhe vendin e parë të renditjes ATP.

Në të tilla rrethana, 37-vjeçari serb i dorëzon vendin e parë të renditjes talentit italian Jannik Sinner, i cili këtë vit po impresionin me paraqitjet e tij, ku pavarësisht ecurisë së Sinner në pjesën e mbetur të turneut francez, italiani do t’i marrë vendin ballkanasit, pasi për të mbajtur kryesimin, serbi duhej të arrinte në finalen e Roland Garros.

Kjo është padyshim një arritje e madhe për 22-vjeçarin Sinner, që bën kështu realitet ëndrrën e tij, duke u ngjitur për herë të parë në histori në krye të renditjes për tenistë, pozicion në renditje, që e ëndërronte që prej triumfit në Australia Open. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!