Tenis/ Djokovic operon meniskun, tenisti serb “braktis” Wimbledon për medaljen olimpike

schedule18:36 - 6 Qershor, 2024

schedule 18:36 - 6 Qershor, 2024

Duket se do të jetë e vështirë të rikthehet sërish në “numri 1” të renditjes botërore, me tenistin serb, Novak Djokovic. që iu nënshtrua një operacioni në gjurin e tij të djathtë këtë të mërkurë. në Paris, pas dëmtimit të meniskut gjatë turneut prestigjioz të Roland Garros.

Serbi iu nënshtrua një operacioni në një klinikë sportive në qendër të Parisit dhe do të fillojë të punojë për rikuperimin në mënyrë që të mund të jetë në Lojërat Olimpike, të cilat do të zhvillohen pikërisht në kryeqytetin francez, teksa pas operacionit nuk la pa falenderuar as mjekët për punën e kryer.

“Dje më duhej të merrja disa vendime të vështira pasi pësova një të çarë në menisk gjatë ndeshjes sime të fundit. Jam ende duke përpunuar gjithçka, por operacioni shkoi mirë. I jam mirënjohës ekipit të mjekëve që kanë qenë pranë meje, si dhe falënderoj fansat për mbështetjen. Do të bëj çmos që të jem i shëndetshëm dhe gati për t’u kthyer sa më shpejt. Dashuria ime për sportin është e fortë dhe dëshira për të garuar në nivelin më të lartë është ajo që më mban përpara”,- u shpreh Djokovic.

Ndërkaq, sipas raportimeve më të fundit të gazetës serbe “Sportal Blic”, Djokovic ka dalë nga klinika dhe është kthyer në shtëpi, teksa rikuperimi pritet të zgjasë rreth tri javë, gjë që e largon atë nga turneu madhor i Wimbledon, që pritet të mbahet nga data 1 deri më 14 korrik për të ndjekur medaljen olimpike, që i mungon. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!