Tenis, “Davis Cup”/Pritje 25-vjeçare për një finale, Italia mposht në gjysmëfinale Serbinë

schedule20:18 - 25 Nëntor, 2023

schedule 20:18 - 25 Nëntor, 2023

Dyshja italiane Sinner dhe Sonego mposhtin dyshen serbe Djokovic dhe Kecmanovic në gjysmëfinalen e “Davis Cup”, e luajtur në Spanjë, Malaga.

Italia mposhti Serbinë 2-1 dhe arrin kështu finalen e “Davis Cup”, një arritje që të kaltërit nuk e kanë arritur që në vitin 1998. Dyshja italiane mposhti 6-3, 6-4 dyshen serbe.

Pas 25 vitesh, Italia arrin një finale që i mungonte që nga viti 1998. Energjia dhe mirëkuptimi në fushë i dyshes italiane është i përsosur.

Tani, kundër Australisë në finalen e kësaj kupe, të dielën në orën 16:00, shansi i artë që Italia të fitojë një titull që i mungonte që nga viti 1976./h.ll/abcne/ h.ll/abcnews.al