Tenis/ Alcaraz shkruan “historinë” në Paris, tenisti spanjoll triumfon në finalen e Roland Garros

schedule11:36 - 10 Qershor, 2024

schedule 11:36 - 10 Qershor, 2024

Ishte një triumf mëse i pritshëm. Spanjolli, Carlos Alcaraz kreu detyrën në finalen e madhe, të Roland Garros, duke mundur gjermanin, Alexander Zverev dhe duke ruajtur kështu ecurinë pozitive në finalen e kompeticioneve të mëdha të tenisit, pas sukseseve të US Open e Wimbledon.

“Numri 2” i botës arriti fitoren pas një sfide sfilitëse, që zgjati plot katër orë e 19 minuta, duke fituar vetëm pas setit të pestë, me rezulatin 3 me 2, me setet që përfunduar, 2-6, 5-7 në favor të gjermanit “numër 4” të botës dhe tre të tjerat, 6-3, 6-1 dhe 6-2, në favor të 21-vjeçarit spanjoll, i cili tashmë siguroi trofeun e tretë madhor në karrierën e tij të re.

Pas këtij triumfi, Alcaraz ngjitet në vendin e 2-të, të renditjes së tenistëve të më mirë të botës, duke “parakaluar” legjendën e gjallë të këtij sporti, Novak Djokovic dhe duke qenë vetëm pas “rivalit” të tij, italianit, Jannik Sinner, teksa shpreson që të zbresë këtë të fundit nga froni, pas turneut të Wimbledon. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!