Tenis/ Alcaras me “një dorë” te trofeu, talenti spanjoll mposht “rivalin e përjetshëm” dhe siguron finalen e Roland Garros

schedule20:36 - 7 Qershor, 2024

schedule 20:36 - 7 Qershor, 2024

Pas triumfeve në US Open dhe dhe Ëimbledon, tashmë spanjolli Carlos Alcaraz është favoriti absolut për të bërë të tijin edhe trofeun e turneut francez, Roland Garros, teksa paditen e kësaj të premteje ka siguruar finalen e madhe të kompeticionit, pas një “beteje” të ashpër me “rivalin” e tij, Jannik Sinner.

“Numri 3” i botës arriti fitoren pas një sfide sfilitëse, që zgjati plot katër orë e nëntë minuta, duke fituar vetëm pas setit të pestë, me rezulatin 3 me 2, me setet që përfunduar, 2-6, 3-6, në favor të italianit “numër 2” të botës dhe tre të tjerat, 6-3, 6-4 dhe 6-3, në favor të 21-vjeçarit spanjoll, i cili tashmë synon trofeun e tretë madhor në karrierën e tij të re.

Kështu, finalja e madhe e këtij turne do të zhvillohet pasditen e 9 qershorit, me talentin “iberik”, që do të përballet me sfidën e fituesit Casper Ruud-Alexander Zverev, ku ndaj këtij të parit siguroi edhe titullin e tij të parë madhor, US Open. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!