EMRAT/ Tenderi i uniformave të policisë, arrestohen 8 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme

schedule09:08 - 10 Korrik, 2021

schedule 09:08 - 10 Korrik, 2021

Tetë zyrtare dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme janë arrestuar kurse një është shpallur në kërkim, pasi prej muajsh ishin nën hetim nga SPAK. Mësohet se zyrtarët dhe ish-zyrtarët e kësaj ministrie janë vënë nën hetim për shkelje të barazisë me tendera dhe prokurime publike.

Konkretisht bëhet fjalë për tenderat e uniformave të Policisë së Shtetit.

Operacioni është në vijim e sipër. Nën hetim  për disa muaj kanë qenë Edlira Naqellari, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Çekrezi, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali.

Mësohet po ashtu, se hetimi është rreth tenderit të uniformave të policisë në vitin 2020. Një tender me vlerë 25 milionë euro, që u denoncua edhe nga opozita dhe u bë kallëzim po në vitin 2020. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!