Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda ka reaguar pas lajmit se kjo ministri i ka dhënë një tender prej 5 milion lekë kompanisë së bashkëshortes së Agim Kajmakut, ndërkohë që ky i fundit ndiqet nga policia.
E ftuar në studion e “Byro Politike”, Voda tha se nuk jep ministria tendera, por është një agjensi e veçantë, që ka drejtor dhe punonjës që merren me këto procedura.
Megjitatë, agjensia në fjalë është nën mbikqyrjen e ministrisë së Brendshme, Voda shtoi se nëse kanë qenë kriteret në përputhje me ligjin është në rregull, në të kundërt sipas saj ka përgjegjësi.
“Nuk jep ministria e Brendshme tendera për lulishten e QSUT, ka një agjensi. Tingëllon keq kur thuhet ministria e Brendshme Nëse kanë qenë të gjitha kriteret komfort ligjit shtë ok. Nëse ka pasur të dhëna se atëherë këtu ka një lloj përgjegjësie. Duhet të jemi të kujdeshëm kur themi ministria e Brendshme. Ka një agjensi të caktuar, ka një drejtor, ka disa punonjës”, tha Voda.
E pyetur më tej për ish-kryebashkiakun e Vorës, zv.ministrja tha se Kajmaku si gjithë të shpallurit në kërkim është në fokusin e ministrisë.
“Në kemi shumë persona, ai është në kërkim. Policia e Shtetit e ka në fokus dhe sigurisht ne kemi një listë të personave që e kemi në kërkim. Edhe Kajmaku si gjithë të tjerët është në fokusin e ministrsië, besoj se do kemi rezultat unë kam besim”, tha Voda./abcnews.al