Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tendenca për shtrenjtimin e karburanteve/ Autoriteti i konkurrencës: Monitorim tregut, s’do tolerohen rritje të pajustifikuara çmimesh

schedule18:35 - 4 Mars, 2026

schedule 18:35 - 4 Mars, 2026

Efektet e konfliktit  ku  është përfshirë Lindja e Mesme kanë nisur të ndjehen edhe në Shqipëri. Në disa pika karburantesh në kryeqytet ka pasur shtrenjtim të naftës ndërsa çmimi ka arritur në 179 lekë litri, nga 173-175 lekë/ litri që ka qenë më parë.

Por për të shmangur abuzimet  ka nisur monitorimi i tregut të karburanteve me pakicë.

Autoriteti i Konkurrencës thekson se nuk do të tolerojë luhatje të pajustifikuara të çmimeve ose në të kundërt kompanitë do të penalizohen.



Po ashtu sipas Autoritetit  po monitorohen edhe praktikat e palejuara të koordinimit të çmimeve mes operatorëve të tregut që bien ndesh me logjikën e tregut.

Në njoftim thuhet se  Çdo devijim i pajustifikuar, qoftë edhe rritje më e shpejtë apo më e theksuar se ecuria e çmimeve ndërkombëtare, përbën tregues të mundshëm të sjelljeve jo konkurruese në treg.

Të gjitha ndërmarrjet që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të karburanteve në vend janë vendosur  aktualisht nën monitorim nga Autoriteti i Konkurrencës dhe në  rast se vërehen luhatje të çmimeve që tejkalojnë masën e ndryshimeve të çmimeve në bursat ndërkombëtare, do të ndërmeren  masa penalizuese.

Luhatjet në çmimin e naftës ne vend  vijnë pas shtrenjtimit të naftës në tregjet ndërkombëtare ku aktualisht një fuci naftë po tregtohet me mbi 80 dollarë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!