Manchester United mund të ketë siguruar një vend në gjysmëfinalen e FA Cup me fitoren 4-3 ndaj Liverpool, por edhe nëse fiton trofeun, nuk ka gjasa që Ten Hag të vazhdojë në stol.
Trajneri holandez, i cili këtë vit mbush dy vite te “Djajtë”, nuk ka mundur të bindë se mund ta rikthejë skuadrën në rrugën e suksesit dhe tashmë bashkëpronari i United, Sir Jim Ratcliffe, ka nisur procedurat për gjetjen e zëvendësuesit të tij.
Sic zbulon “Daily Star”, zgjedhja më e mirë është Gareth Southgate. Trajneri aktual i kombëtares së Anglisë ka një kontratë me Federatën Angleze përfundon në dhjetor dhe për të shkëputur para kohe kontratën pas Europianit, do t’i duhet një shumë afër 800 mijë euro.
Sa i përket Ten Hag, holandezi ka kontratë deri në vitin 2025 dhe për t’u larguar herët do të marrë rreth 11 milionë euro./h.ll/abcnews.al