Erik ten Hag vuri në dukje këmbënguljen e Cristiano Ronaldos në ndeshjen kundër Sherifit.
Trajneri i Manchester United foli për këtë në kontekstin se sulmuesi 37-vjeçar humbi disa raste, por në fund ai gjithsesi shënoi.
“Ai vazhdoi të ecë përpara. Ekipi vazhdoi të ecë përpara për ta vënë Ronaldon në situatën e duhur.
Cristiano shkoi përpara për të qenë në pozicionin e duhur. Ai nuk u dorëzua. Kjo është e gjithë karriera e tij.
Kjo është arsyeja pse Ronaldo është kaq i mirë tha”, Ten Hag. /G.D abcnews.al/