Prej 4 sezonesh i kthyer në “liderin” e mesfushës së Juventus, francezi Adrien Rabiot do t’i japë lamtumirën këtë fundsezoni “bardhezinjve” pas mbarimit të kontratës së tij dhe tashmë tekniku i Manchester United, Erik ten Hag është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit.
Sipas mediave britanike, tekniku hollandez është i vendosur të largojë këtë verë 3 mesfushorë nga “djajtë” e më konkretisht, brazilianin Fred, hollandezin Donny van de Beek dhe skocezin, Scott McTominay e për këtë arsye Rabiot shihet si një transferim shumë interesant për “numrin 1” të pankinës së United.
“Djajtë” tentuan dhe vitin e shkuar transferimin e Rabiot, mirëpo menaxherja e francezit, e cila është njëkohësisht dhe e ëma e 28-vjeçarit refuzoi kontratën e Manchester United dhe në rast pranimi këtë herë, kjo do të ishte aventura e parë e mesfushorit në Premier League. /i.m /abcnews.al