Ten Hag me “dhimbje koke”, dëmtohet Rasmus Hojlund

schedule15:13 - 23 Shkurt, 2024

schedule 15:13 - 23 Shkurt, 2024

Manchester United ka konfirmuar se Rasmus Hojlund do të mungojë të paktën 3 javë për shkak të një dëmtimi muskulor.

Dëmtimi i 21-vjeçarit do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjen e së shtunës ndaj Fulham, si edhe në transfertën e mesjavës ndaj Nottingham Forest për FA Cup.

Përveç këtyre dy ndeshjeve, sulmuesi danez mund të mungojë edhe në derbin e zjarrtë ndaj Manchester City në fundjavën e ardhshme. Ka qenë edhe vet klubi i “Djajve” që e ka bërë të ditur këtë lajm.

“Rasmus Hojlund do të mungojë në ndeshjen e Manchester United në Premier League kundër Fulham të shtunën për shkak të një dëmtimi muskulor. Lëndimi pritet që ta mbajë jashtë për dy deri në tre javë”, thuhej në njoftim./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!