Manchester United u eleminua në mënyrë “tragjika” nga UEFA Europa League, ku përballë një kundërshtari “më të dobët” në letër, si spanjollët e Sevilla u mund me rezultatin e përgjithshëm 5 me 2, ku padyshim një pjesë e mirë e këtyre paraqitjeve jashtëzakonisht të dobta bie mbi mbrojtësin, Harry Maguire.
Mirëpo, tekniku i “djajve”, Erik ten Hag nuk mendon kështu, teksa një në konferencë për shtyp në prag të gjysmë-finales së FA Cup, ndaj Brighton, hollandezi i ka dhënë “zemër” mbrojtësit, teksa thotë se Maguire ka një rol të rëndësishëm në ekipin e tij dhe jep maksimumin e tji për United, si në fushën e blertë por dhe jashtë saj.
“Maguire ka një rol të rëndësishëm, është kapiten, drejton ekipin, komunikon me trajnerin, motivon ekipin, është shembull në stërvitje. Mendoj të përmirësoj këtë ekip dhe këta lojtarë, kjo është puna ime. Ne jemi plotësisht të fokusuar në këtë proces dhe jo në procese të tjera që na shpërqëndrojnë.
E di që ky grup lojtarësh mund të luajë më mirë, këtë e kanë dëshmuar shumë herë këtë sezon. Kemi bërë përparim të madh gjatë sezonit, por kemi ende hapësirë për t’u rritur.
Nuk mund ta mohojmë që humbja nga Sevilla ndikon moralisht. Duhet të kuptojmë se duhet të vazhdojmë të ecim përpara. Skuadra duhet të rikuperohet ndërmjet ndeshjeve. Kjo është diçka në të cilën duhet të përmirësohemi”,- tha në fjalët e tij, tekniku Ten Hag. /i.m /abcnews.al