Erik ten Hag mbajti një diskutim të hapur të hënën. Mësohet se lojtarët janë lejuar t’i thonë kujtdo çfarë të duan, qëllimi është të lehtësohet presioni dhe të kthehet loja.
“Dera është e hapur për të gjithë, kjo lloj paraqitje është e papranueshme”, tha Ten Hag pas humbjes nga City.
“Si ekip dhe si individë ne do të kritikojmë njëri-tjetrin nesër dhe më pas do të nxjerrim mësimet dhe duhet të bëjmë më mirë duke filluar ndeshjen e ardhshme”.
Ten Hag beson se përmes këtij diskutimi, komunikimi mes lojtarëve dhe stafit do të përmirësohet dhe United do të jetë në gjendje të korrigjojë kundër Omonias të enjten mbrëma. /G.D abcnews.al/

