Manchester United u mund në mënyrë turpëruese, me rezultatin 3 me 0 nga spanjollët e Sevilla mbrëmjen e kaluar në “Ramon Sanchez Pizjuan” duke i dhënë fund kështu aventurës në UEFA Europa League.
Pas humbjes katastrofike, disa fjalë për mediat i tha dhe tekniku i “djajve”, Erik ten Hag u shpreh se humbja ishte totalisht faji i tyre, teksa theksoi se humbën një mundësi të mirë për të fituar një tjetër trofe këtë sezon.
“Është e qartë se, kur bëjmë gabime të tilla, është shumë e vështirë të fitosh ndeshjet. Duhet të bëjmë më mirë kjo është kërkesa ime. Nuk ishim të përbërë, nuk ishim të qetë. Kishte hapësira por nuk i shfrytëzuam në fillim. Ishte një mundësi shumë e mirë. Për të fituar diçka, ne duhet të fajësojmë veten. Tani le të mendojmë për Brighton”,- u shpreh Ten Hag në fjalën e tij. /i.m /abcnews.al