Me arritjen e Erik ten Hag në “Old Trafford” Manchester United do i nënshtrohet një revolucioni të vërtetë, teksa disa nga lojtarët aktualë që janë tek djajtë janë me valixhe në duar, ndërsa emra të rinj pritet të vihen nën urdhrat e teknikut holandez.
Futbollisti i fundit që ka përfunduar në radarin e skuadrës angleze është qendërmbrojtësi i Villarreal. Bëhet fjalë për Pau Torres, i cili pëlqehet shumë nga trajneri i ri i United, ndërsa kërkohet transferimi i tij në “Old Trafford” gjatë merkatës së verës.
25-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Vilarrealin deri më 30 qershor 2024.Lojtari spanjoll në tregun e transferimeve vlerësohet me 50 milionë euro. /f.a/abcnews.al