Ten Hag do ta lejojë Ronaldon të largohet nga Man United në janar, për këtë duhet të plotësohet një kusht

schedule20:38 - 23 Tetor, 2022

schedule 20:38 - 23 Tetor, 2022

Sipas gazetari David McDonnell, Erik ten Hag është gati të heqë qafe Cristiano Ronaldon në janar nëse merr oferta.

“Edhe pse Ten Hag pretendon se dëshiron që Cristiano Ronaldo të qëndrojë te United deri në fund të sezonit. Ekziston një gatishmëri për ta lënë atë të largohet në janar nëse gjendet një klub për të. Ten Hag dëshiron të shohë pendimin e vërtetë të Cristiano Ronaldos për sjelljen e tij përpara se ta lejojë atë të rifillojë stërvitjen me ekipin e parë”.

Nën drejtimin e holandezit Ronaldo po kalon periudha të vështira. Portugezi ishte i pakënaqur nga lënia në stol për ndeshjen kundër Tottenhamit, sa nuk pranoi të hynte si zëvendësues dhe u largua para kohe nga stadiumi.

Sulmuesi u dërgua në stërvitje me ekipin e të rinjve dhe u përjashtua nga skuadra për ndeshjen ndaj Chelsea. Nuk është ende e qartë nëse ai do të jetë në ndeshjen e Europa League kundër Sherifit të enjten. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!