“Tempulli” në Mirditë/ Shisnin kanabis dhe kokainë, vihen në pranga dy shtetas: Çfarë sekuestroi policia

schedule11:06 - 4 Nëntor, 2023

schedule 11:06 - 4 Nëntor, 2023

Policia e Mirditës në kuadër të operacionit “Temulli”, ka goditur një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis.

“Blutë” kanë sekuestruar lëndë narkotike kokainë e cannabis, armë gjahu, radio marrëse-dhënëse, armë të ftohta si dhe vlera monetare të dyshuara të përftuara nga shitja e lëndëve narkotike.

Në pranga janë vë dy shteas, 49 dhe 22 vjeç, banues në Rrëshen.

Njoftimi i policisë:

Mirditë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”. Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis.

Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë e cannabis, armë gjahu, radio marrëse-dhënëse, armë të ftohta si dhe vlera monetare të dyshuara të përftuara nga shitja e lëndëve narkotike.

Vihen në pranga dy shtetas.

Si rezultat i hetimeve intensive dhe kontrolleve të shtuara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë, të koduar “Tempulli”, në bashkëpunim edhe me Seksionin e Hetimit të Narkotikëve në DVP Lezhë, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit  49 vjeç dhe 22 vjeç, banuesë në Rrëshen, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis në doza.

Gjatë kontrollit të ushtruar 49-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi lënde narkotike kokainë dhe cannabis sativa, armë të ftohta (2 thika), 1 radio marrëse-dhënëse, 1 armë gjahu, një sasi vlerë monetare në euro dhe lekë, të dyshuara të përftuara nga veprimtaria kriminale e shitjes së lëndës narkotike, si dhe automjete e aparatë celularë.

Ndërsa gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 22-vjeçarit, iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë puna intensive hetimore operacionale për goditjen e rasteve të tjera dhe identifikimin e arrestimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!